Koronavirusi/ Bie ndjeshëm infektimi në vend, rastet e reja dhe situata në spitale
Transmetuar më 03-05-2021, 17:55

Vetëm 38 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë bërë 1 mijë e 762 testime për raste të dyshuara.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi, të moshave 83-90, vjeç kanë humbur betejën me COVID19.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/