Transmetuar më 03-05-2021, 17:33

Prej më shumë se një viti, bota po përballet me koronavirusin, ndërsa në shumë vende ka nisur vaksinimi kundër këtij infeksioni.

Edhe Shqipëria nuk mund të ishte immune ndaj infeksionit, dhe në mars të vitit të kaluar regjistroi rastin e parë.

Që prej asaj kohe, edhe sot sfida vazhdon për ta mposhtur koronavirusin.

Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, qarku i Dibrës është më pak i prekuri nga koronavirusi.

Deri sot, në këtë qark janë infektuar 2 mijë e 505 persona, dhe aktualisht janë aktivë 102.

Tirana është epiqendra e Covid-19, me 55 mijë e 84 të infektuar. /k.k/noa.al/