Transmetuar më 03-05-2021, 16:38

BE zbulon planet për rikthimin e turizmit.

Komisioni i BE ka rekomanduar lehtësimin e kufizimeve për udhëtimet jashtë.

Sipas planit, kushdo që ka marrë dozën e fundit të një vaksine të miratuar nga BE-ja, të paktën për dy javë, do të lejohet të udhëtojë.

"Koha për të ringjallur industrinë e turizmit të BE dhe që miqësitë ndërkufitare të rindezen – sa më të sigurt," shkroi Presidenti i Komisionit të BE Ursula von der Leyen në Twitter.

BE aktualisht lejon vetëm udhëtime jo-thelbësore nga shtatë vende.

Sipas këtij plani, Shqipëria do të përfitojë nga turistët e huaj gjatë verës, por ka më pak shanse që shqiptarët të lëvizin po aq lirshëm, për turizëm, në vendet e BE-së.

Propozimet do të përmbajnë gjithashtu një "frenim emergjence" që lejon vendet anëtare të kufizojnë udhëtimin, në përgjigje të varianteve të reja ose një përkeqësimi të situatës shëndetësore në vendet e tjera jashtë BE-së. Kjo do të rishikohet çdo dy javë.

Diskutimet mbi planin e ri do të fillojnë të Martën.

BE ka njoftuar edhe planet për një certifikatë dixhitale, e cila do të mbulonte cilindo që është vaksinuar kundër Covid-19, ka një test negativ ose është rikuperuar nga ndonjë sëmundje kohët e fundit.

Plani do të rrisë gjithashtu numrin nga të cilat do të lejohen të gjitha udhëtimet – dhe subjekt i karantinës ose testimit – do të praktikohet për ato vende që nga 25 infeksione për 100,000 njerëz do të shkojnë në 100. Kjo, sipas  propozimeve të reja, është ende poshtë mesatares së BE-së më shumë se 420 raste për 100,000 banorë.

Masat nuk do të prekin rregullat aktuale për udhëtimet thelbësore, as qytetarët e BE-së si dhe banorët e përhershëm bashkë me familjet e tyre.

Rekomandimi do të përfshijë të gjitha vendet anëtare të BE, përveç Irlandës, si dhe Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës.

Cilat vaksina do të pranohen?

Deri më tani, BE ka miratuar katër vaksina: Pfizer-BioNTech, Moderna, Oxford-AstraZeneca dhe Janssen / Johnson & Johnson. Të gjithë kërkojnë dy injeksione për mbrojtje maksimale, përveç vaksinës me një dozë të vetme Janssen / Johnson & Johnson.

Të njëjtat janë autorizuar për përdorim emergjent nga OBSH, me miratime të ngjashme edhe për Sinopharm dhe Sinovac të Kinës, që priten të miratohen edhe nga BE në ditët dhe javët e ardhshme.

/a.m/NOA.al