Transmetuar më 03-05-2021, 14:34

Ori Nebijaj, kandidate për deputete e PD në Tiranë, nuk arriti të siguronte votat për një vend në Parlamentin e ri.

Ajo renditej e 18-ta në listë, ndërsa PD arriti të siguronte vetëm 15 mandate.

Por, disa qytetarët tiranas kanë vendosur të hapin një peticion online dhe kërkojnë që Ori Nebijaj të jetë në Parlament, në vend të Vangjel Dules, aleat i Lulzim Bahsës i renditur i 11-ti në listë. Edhe pse mori vetëm 847 vota Dule do të jetë deputet sepse Basha e futi në listën e sigurt, ndërsa Nebijaj mori 5582.

“Shqiptarët meritojnë të përfaqësohen prej personaliteteve me integritet dhe që përcjellin zërin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Padrejtësia e përfshirjes në parlament të antishqiptarit Dule, duke lënë jashtë gocën e Tiranës dhe Shqipërisë është në dëmin tonë. Për këtë arsye Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha duhet me patjetër të marr masat e nevojshme në bashkëpunim me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta”.

Nëqoftëse nuk do arrihet të ndalet dekretimi i Vangjel Dules, atëherë ky peticion do i drejtohet Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë deri në një referendum mbarëkombëtar për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në peticion.

/a.m/NOA.al