Transmetuar më 03-05-2021, 12:29

Zbardhet kërkesa e Partisë Socialiste drejtuar Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kërkesa mban firmat e 50 deputetëve të Kuvendit, të cilët kërkojnë shkarkimin e Presidentit, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Disa nga socialistët që kanë firmosur kërkesën janë Taulant Balla, Elisa Spiropali, Spartak Braho, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Eglantina Gjermeni, Ergys Çyrbja, etj.

Ndërkohë, në kërkesë paraqiten si prova të shkeljes së Kushtetutës nga Presidenti disa deklarata të këtij të fundit të bëra para dhe gjatë fushatës elektorale, si:

“Kërcënimi i fundit që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, ka vetëm një përgjigje: Presidenti gati për të firmosur dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e shqiptarëve! Vdekje tradhtarëve!”

“Të dashur prokurorë dhe gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju! Neësër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”

“Cfurqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund…”.

“Lidheni të marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat…”./K.B/NOA.al