Transmetuar më 03-05-2021, 11:43

Aktorja e njohur, Eliza Dushku, është në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa nuk ka zgjedhur të zbulojë gjininë.

Ndërkohë, në një postim të radhës bukuroshja brune ka ofruar pamje derisa u vaksinua për të dytën herë.

“Vendosa të marr vaksinat më 5 dhe 6 muaj të shtatzënisë, për të mbrojtur veten dhe foshnjën time. Të gjithë mjekët, më e rëndësishmja, burri im dhe unë ndihem të sigurt”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Më tej, ajo ka shprehur ngushëllime për të gjithë ata që humbën më të dashurit nga virusi vdekjeprurës./K.B/NOA.al