PD del me video: Ja kush janë autorët e masakrës zgjedhore më 25 Prill
Transmetuar më 03-05-2021, 09:38

Partia Demokratike, një javë pas zgjedhjeve ka publikuar një video ku akuzon politikanët që sipas saj janë autorët e masakrës zgjedhore të 25 prillit.

Sipas PD, autorët kryesorë janë Edi Rama me Tom Doshin dhe 3 deputetët që nxori nga PSD.

Jo vetëm kaq. Sipas PD janë edhe Aqif Rakipi me djalin dhe dhëndrin gjithashtu deputet, Jurgis Çyrbja që për PD është njeriu i Plarent Dervishajt, Ilir Ndraxhi që e akuzon për lidhjen me Avdylajt e Shijakut dhe Rrahman Rraja që opozita e lidh me bandën e kokainës në Belgjikë.

PD vijon të insistojë se zgjedhjet e 25 prillit janë të vjedhura nga këta persona. /K.B/NOA.al