Transmetuar më 03-05-2021, 09:23

Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas për veprën penale “dhunë në familje”.

Babë e bir janë vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj dy shtetasve të tjerë, po babë e bir që janë dhëndri dhe krushku i tyre.

Në njoftimin e policisë thuhet se Ngjarja ka ndodhur në Tiranë ku “specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (bab e birë) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrrin dhe krushku e tyre)”.

Deri më tani nuk dihet motive që dërgoi në konflikt dy familjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./K.B/NOA.al