Transmetuar më 02-05-2021, 23:33

Covid 19 i ka marr jetën ish-Kryetarit të Gjykatës së Kavajës, Durim Kadiu.

Lajmin e ka bërë të ditur historiani Kastriot Dervishi, i shkruan në Facebook, se gjyqtari kishte patur një betejë të vështirë me sëmundjen.

“E pabesueshme! Miku im i mirë, Durim Kadiu nuk jeton më. Sëmundja e mallkuar covid 19, e cila e sfiliti për disa javë, i mori jetën. Nuk do kemi më midis nesh njeriun fisnik, gjyqtarin dhe familjarin shembullor.

Njeri i ligjit nga viti 1994, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Kavajës, drejtor i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Lartë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë dhe profesionisti të përkushtuar.

Ngushëllime për nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzat. Shpirti i tij pushoftë në paqe në amshim”, shkruan Dervishi.