Transmetuar më 02-05-2021, 21:43

Një grua 39-vjeçare nga Kolorado, SHBA ka vdekur pas një sulmi nga ariu teksa kishte nxjerrë shëtitje qentë e saj.

I dashuri i gruas, e gjeti trupin e saj të premten në mbrëmje pranë qytetit Durango, rreth 350 milje në jugperëndim të Denver.

Ai i tha policisë se arriti në shtëpi rreth orës 8:30 pasdite dhe gjeti dy qentë jashtë, por e dashura e tij ishte zhdukur.

Më pas ai filloi kërkimet në vendin ku 39-vjeçarja nxirrte shpesh qentë shëtitje. Pasi gjeti trupin njoftoi policinë.

Në trupin e gruas u evidentuan të çara të mëdha edhe qime ariu.

Emri i saj nuk është bërë i ditur ende nga autoritetet. Zyrtarët thonë se pavarësisht se sulmet e ariut janë të rralla, ngjarja duhet të shërbejë si një ‘kujtesë’ për njerëzit se kafshët e egra janë të rrezikshme.