Transmetuar më 02-05-2021, 17:36

Një zjarr ka përfshirë katin e gjashtë të një pallati.

Ngjarja është raportuar në rrugën e “Dibrës”, në Tiranë.

Policia thotë se nga flakët ka vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit. /k.k/noa.al/