Transmetuar më 02-05-2021, 16:59

Ka humbur jetën rrugës për në spital personi që u aksidentua sot në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës.

Qamil Demiri nuk i rezistoi plagëve të marra pas aksidentit me eskavator.

Mjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga në rrethana ende të paqarta.

Demiri u nis me urgjencë për në spital, por më pas u raportua se humbi jetën ende pa shkuar.

Grupi herimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes. /k.k/noa.al/