Transmetuar më 02-05-2021, 16:41

Si i ndryshoi pandemia, shumë gra dhe vajza. Rrëfime të sinqerta për vendime të vështira dhe rikthim në zakonin e vjetër, kur edhe në zoom, ekrani zmadhohet pikërisht tek ato, sytjenat!

Një vit pas fillimit të pandemisë, trupat dhe zakonet e grave kanë ndryshuar. Lexueset e The Guardian tregojnë arsyet pse vendosën të heqin qafe sytjenat nga veshjet e tyre, me sebep izolimin pandemik.

Lockdown më çliroi nga sytjenat

"Ishte një adoleshente në vitet ’70 dhe u bë një feministe. Sutjenat më duken thjesht të pakëndshme. Fillova ti vishja vetëm në 2018 kur u ktheva në punë dhe mungesa e besimit që shpesh rrethon gratë mbi 60 vjeç më bëri të ndihem e pakëndshme duke dalë pa sytjena. Lockdown më çliroi nga sytjenat pasi humba dhe punën. Tani, dyshoj se do ti vesh përsëri", rrëfen një grua.

"Sutjenat nën tel tani më duken si një mënyrë e keqe për të trajtuar trupin tim"

"Kryesisht kam përdorur sutjena vetëm prej punës. E gjithë kjo ndryshoi në lockdown. Kam humbur punën dhe brenda pak javësh vendosa të nis një profesion të ri, si trajnere personale. Vitin e kaluar e kalova duke mbajtur vetëm sytjena sportive. Ngurtësia dhe fortësia e tyre tani duken si një mënyrë e keqe për të trajtuar trupin tim. Dhe bllokimi më mësoi shumë që të jem më e kujdesshme ndaj hoqa dorë dhe prej tyre", rrëfen një tjetër.

"Graviteti nuk kishte efektin drastik nga i cili kisha frikë"

"Unë nuk mbaj sytjena kur jam në shtëpi ose kur punoj në studion time. Një vit më parë, thashë: "Nëse ky bllokim vazhdon për një kohë të gjatë, gjoksi do të arrijë belin tim!" Por graviteti nuk kishte një efekt aq drastik sa po frikësohesha, të paktën ende jo", shprehet një grua tjetër.

"Kam blerë shumë sutjena të reja këtë vit"

"Duket sikur bleva më shumë sutjena këtë vit sesa pata ble një vit më parë – të gjitha sutjenat ama, ishin sportive. A nuk është qesharake të mendoni se jeni zot i veprimeve tuaja, por vetëm më pas e kuptoni se jeni thjesht, pjesë e një vale shumë më të madhe?", pyet një grua tjetër.

"Unë jam përsëri në sytjena underwired"

"Para lockdown, kisha një partner dhe kisha një sërë sutjenash në sirtar. Marrëdhënia u tensionua në javët e para të karantinës dhe në fund u larguam nga njëri-tjetri. Pastaj më doli një gjëndër në qershor dhe u vizitova ku u diagnostikova me kancer. U operova në gusht dhe kalova tre muaj duke u rikuperuar. Sytjenat e mia të vetme ishin ato që vesja pas operacionit. Më duket më e sigurt të mbaj një palë sytjena gjatë natës dhe ndonjëherë i vesh për disa orë në mëngjes", është një tjetër rrëfim.

"Të heqësh sytjena, një akt rebelimi"

"Kur filloi karantina, menjëherë ndala së veshuri gjoksmbajtëse. Kam veshur një palë sytjena sportive në fillim dhe pastaj e ndava mendjen dhe i hoqa plotësisht për gjashtë apo shtatë muaj (unë jam 36 vjeç, kështu që ky ishte një akt rebelimit i plotë). Të qenit pa sytjena nuk ishte gjë aq e mirë në telekomunikim, qoftë duke folur me njerëz në videocall, qoftë duke punuar online me zoom: Pashë ç’pashë, u detyrova të vesh sërish një palë të tilla që mos detyrohesha të rrija gjithë ankth kur të tjerët zmadhimin vetëm ekranin ku dukesha unë". /noa.al