Transmetuar më 02-05-2021, 16:16

Vetëm një humbje jete si pasojë e koronavirusit është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti që ka ndërruar jetë është një 77-vjeçar nga Korça.

Edhe rastet e reja janë të pakta, ashtu sikundër testimet në 24 orët e fundit.

Nga 1 mijë e 535 testime, janë konfirmuar pozitivë vetëm 53 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë. /k.k/noa.al/