Transmetuar më 02-05-2021, 14:55

Gjatë inspektimit të punimeve në “Lungomare 2”, në Vlorë, Kryeministri Edi Rama shigjetoi edhe kryetarin e Bashkisë Dritan Leli.

Kreu i qeverisë në krah nuk kishte atë që drejton bashkinë e këtij qyteti, Dritan Leli i shpallur tashmë non grata nga partia.

“Ta bëjmë, ta mbarojmë, se të presim të vdekurin e bashkisë, aha…”.

Rama bëri këtë komente teksa pyeti për një fushë basketbolli aty pranë, dhe u informua se është bërë nga Bashkia.

Rama: Ndërkohë atë fushën e basketbollit aty?

Përfaqësuesi i firmës: Njëra është bërë, e ka bërë Leli. Fusha e futbollit është bërë. Tek njëra është vënë qilimi. Edhe të tjerat po bëhet, për sezonin e ri do të jenë gati.

Rama: Ta bëjmë ta mbarojmë sepse të presësh të vdekurin e bashkisë, aha….", dëgjohet të thotë Rama gjatë inspektimit të punimeve në Lungomare 2.

Dritan Leli nuk pranoi të ishte pjesë e ekipit të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës duke dalë kundër Edi Ramës.

Akti i Lelit u pa si tradhti nga Edi Rama, që e dëboi nga postet politike në PS. Kurse mandati i kryebashkiakut, Lelit i përfundon në korrik të vitit 2023. /k.k/noa.al/