Transmetuar më 02-05-2021, 14:16

Nëse jeni duke kërkuar mënyra argëtuese për të punuar për trupin tuaj, në kombinim me ushtrime mendore, atëherë palestra e Halle Berry do të bëhet e preferuara juaj.

Ish Catwoman dhe nënë e dy fëmijëve ka një trup për t’u patur zili. Ajo ndan sekretet e saj përmes llogarisë personale në Instagram, me kërkesë të publikut.

Me projektin #fitnessfridays, 51-vjeçarja tregon çdo të Premte, ushtrime nga hobi i saj i preferuar me trajnerin e saj Peter Lee Thomas.

Trajneri i Berry, Peter Lee Thomas, është një atlet i arteve marciale, aktor, nutricionist dhe trainer personal. Ai ka marrë përsipër detyrën "e vështirë" për të ruajtur trupin e bukur të Holly Berry. 

Rutina e bukurisë para stërvitjes

“Para se të nis me palestrën, sigurohem që më parë të laj fytyrën dhe të përdor një produkt që jam e sigurt se do të përthithet, në mënyrë që poret e lëkurës të mos bllokohen. 

Unë vendos acid hialuronik ose ndonjë formë të vitaminës C, sepse e di që këta dy përbërës do të përthithen", thotë artistja e famshme.

Ajo pohon se ndërsa bën shpesh ushtrime artesh marciale, fytyra i prek shtrojën ose goditet me doreza gjatë ushtrimeve dhe askush nuk merr dot përsipër që ato të jenë të pastra. "Kështu që pas palestrës do të laj përsëri fytyrën, gjë që është shumë e rëndësishme".

Aktorja thotë se bën apo nuk bën palestër, e ka rutinë të përditshme që të kujdeset për lëkurën e saj. “Kujdesi për lëkurën ka qenë dhe është një pjesë e rëndësishme e rutinës time të çdo dite që kur isha 16 vjeç", thotë Berry. Dhe nuk harron të kujtojë një fakt, nuk shpenzon shumë për të blerë turli lloj kremrash. /noa.al