Transmetuar më 02-05-2021, 12:35

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka lënë në burg 17-vjeçarin që pak ditë më parë grabiti një argjendari në qytetin bregdetar.

Gjykata e cilësoi të ligjshëm ndalimin e adoleshentit, dhe caktoi masë sigurie arrest me burg për Martin Kapllanajn.

Ndërkaq, më herët familjarët e 17-vjeçarit kanë denoncuar në polici sjelljen e djalit të tyre dhe pretendonin se ai ishte pjesë e një grupi adoleshentësh që kryenin vjedhje.

Pak ditë më parë ai u fut me armë në një argjendari dhe më pas qëlloi në ajër.

17-vjeçari u arrestua pak minuta pasi kreu grabitjen. /k.k/noa.al/