Transmetuar më 02-05-2021, 11:03

Zgjedhjet e 25 prillit bën që pandemia të “harrohet” për disa ditë në Shqipëri. Masat u shkelën nga pjesa dërmuese e qytetareve, jo vetëm gjatë fushatës, por edhe në ditën e zgjedhjeve, ku pati grumbullime.

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, thotë se pritet një shtim i rasteve të reja në dy javët e ardhshme pasi telefonatat për vizita në shtëpi dhe tamponët po rriten çdo ditë.

Parashikimet janë që të ketë një rritje domethënëse të rasteve të reja por Brataj nuk dha ndonjë shifër konkrete.

Brataj thotë se ka raste infektimesh edhe pas marrjes së vaksinës.

Lidhur me mundësitë e prekjes së vendit nga mutacioni indian i COVID-19, Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se tashmë e kemi krijuar një mbrojtje.

Ajo që ka rënë në sy gjatë ditëve të fundit është fakti i uljes së ndjeshme të personave të shtruar në spital, por megjithatë shumë prej të shtruarve aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore.