Transmetuar më 02-05-2021, 10:22

Një shtetas 42 vjeçar plagosi me armë zjarri një 61-vjeçar për motive të dobëta në në lagjen "Sinur" Fushë Krujë.

Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Krujë.

Momentalisht 61-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në Krujë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë.

Ky shtetas ditën e djeshme, rreth orës 18:50, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen "Sinur" Fushë Krujë, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin A. D., 61 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.   (Foto ilustruese)