Transmetuar më 02-05-2021, 09:18

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët ortodoksë për Ditën e Pashkëve.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha uron me shpresë dhe besim në vatrat e çdo familjeje shqiptare.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!” – shkruan Basha. /S.H /NOA.al