Transmetuar më 01-05-2021, 22:36

Interi është një hap larg drejt titullit.

Në katër ndeshje zikaltërve u mbetet të grumbullojnë vetëm 1 pikë për t’u shpallur kampionë të "Serisë A" italiane.

Faqja zyrtare e Interit postoi një video pas fitores me Crotonen kulojtarët dhe stafi teknik, shihen duke festuar.

Ajo që të bën përshtypje është entuziazmi i madh i Antonio Contes, i cili ka mbyllur gojën e kritikëve të fillimi sezonit kur askush nuk besonte se zikaltrit mund të shpalleshin kampion të Serisë A.

Më poshtë pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes: