Transmetuar më 01-05-2021, 21:35

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Krujës dhe i ka bërë homazh Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ajo ka publikuar foto duke i bashkangjitur edhe një poezi të botuar në vitin 1873 nga poeti i shquar amerikan, Henry Wadsworth Longfellow.

“Kthimi i Skënderbeut në Krujë” është poezia e poetit Longfellow nga e cila Kim ka marrë disa vargje.

“Dhe me zemrën plot gëzim

Kapërceu lumin Drin

Dhe u-gdhi e n’agullim

Pa kështjellën Ak-Hissar*

Krujën, ah atë qytet

Rreth me mur e me hendek, tek u-lint e tek u-rrit

Yll mëngjezi mi të ndrit.”