Transmetuar më 01-05-2021, 21:21

Nëse nuk doni të keni telashe me shëndetin, bëjeni zemrën gur dhe shmangni ngrënien e picës gjatë natës

Është një fakt që pica, qoftë shtëpie që e kemi bërë me duart tona, apo pica që kemi porositur, është ushqim që nuk do të mërzitemi kurrë ta shijojmë. Fatkeqësisht, sipas dietologëve, është gjithashtu ushqimi më i keq që mund të hamë para se të shkojmë në shtrat.

Jo vetëm kaq, ngrënia e pica para gjumit do të na ngarkojë me kalori shtesë në fund të ditës.

Noa.al ka përkthyer këtë artikull të eatthis.com, ku analizohet nga studiuesit se disa copa pica si një ushqim mbrëmjeje vonë, mund të na trazojnë gjumin. Dhe, siç e dimë të gjithë, gjumi i mirë dhe i mjaftueshëm është thelbësor për shëndetin tonë.

Ju mund të mendoni se një pizza që ka shumë perime është më e shëndetshme, por zakonisht përmban gjithashtu shumë djathë dhe erëza, të cilat ndikojnë shumë në stomakun tuaj. E sidomos nëse ka peperoni, thjesht harrojeni ta merrni në orët e natës.

Si dhe pse pica trazon gjumin

Kombinimi i djathit yndyror dhe salcës së domates mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit tuaj, shpjegon dietologia Erin Palinski-Wade, citon noa.al.

Ushqimet me shumë acide mund të shkaktojnë refluks acid, veçanërisht nëse konsumohen afër kohës së gjumit.

Edhe nëse nuk ndjeni urth, kjo ngrënie mund t’ju ​​prishë gjumin dhe t’ju ​​bëjë të ndjeheni të lodhur të nesërmen. 

Përveç kësaj, djathi i picës mund të ushtrojë presion në sistemin e tretjes, sidomos nëse keni edhe intolerancë të moderuar ndaj laktozës. Ndërsa njerëzit plaken, ata priren të humbin enzimat që ndihmojnë në tretjen e laktozës, e cila është sheqeri kryesor në produktet e qumështit.

Meqenëse bakteret e zorrës së trashë duan të ushqehen me këto sheqerna, kjo mund të çojë në një numër problemesh gastrointestinale. /noa.al

Me pak fjalë, shmangeni tundimin për ngrënie pica pak para gjumit, nëse doni të bëni një gjumë cilësor dhe të qetë.