Transmetuar më 01-05-2021, 20:05

Një eksperiment social me rreth 6 mijë të rinj është bërë në Britaninë e Madhe.

Ata kërcyen, pinë alkool dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit pa distancë sociale dhe pa maska.

Të rinjtë bënë teste para dhe pas eventit dhe do të mbikëqyren në ditët në vijim nga Sistemi Kombëtar i Shëndetit (NHS).

“Koncerti eksperimental” nga banda Blossoms është një ngjarje pilot e planit të qeverisë britanike për të dalë nga pandemia.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha më herët se rezultatet e koncertit “do të na ndihmojnë të sigurojmë që eventet e mëdha në të ardhmen të mbahen në mënyrë të sigurt”.

Kjo ngjarje rrit më tepër shpresat e organizatorëve dhe të publikut që koncertet do të kthehen për të shpëtuar sezonin turistik që po troket.