Kthesa e Ndokës/ Dje e bëri përgjegjës për humbjen, sot shpall Bashën fitues moral të zgjedhjeve
Transmetuar më 01-05-2021, 18:42

Jo vetëm degët e PD-së po i dalin në mbrojtje kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të qëndrojë në detyrë, pavarësisht thirrjes për dorëheqje nga disa zëra brenda së djathtës, pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Edhe Nard Ndoka, i cili deklaroi një ditë më parë se do të hiqte dorë nga drejtimi i Partisë Demokristiane, pasi nuk siguroi asnjë mandat, i del në mbrojtje Bashës.

Ndoka tha se i besoi verbërisht Lulzim Bashës, duke e bërë këtë të fundit përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, si dhe të humbjes së tij në Shkodër.

Megjithatë, duket se sot ai këtë humbje ia njeh si një fitore kreut të demokratëve. Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka shkruan se Basha është fitues moral në këto zgjedhje dhe Edi Rama blerës ligjor.

“Basha fitues moral, Rama blerës “ligjor”!” shkruan Ndoka.

/a.m/NOA.al