Transmetuar më 01-05-2021, 17:47

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 100 raste të reja si dhe kanë humbur jetën dy qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuare ka shkuar në 131,185, ndërsa ai i viktimave në 2,396. Në 24 orët e fundit u vu re një rënie në numrin e humbjes së jetëve, pasi dje ishin tre dhe sot dy.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës,  6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (01 Maj 2021)

Raste të reja ditore        100

Të shëruar në 24 orë      834

Të shtruar në spitale      116

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                2962

Testime totale             638,671

Raste pozitive             131,185

Raste të shëruara       110,172

Raste Aktive                 18,617

Humbje jete                  2,396

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15317

Fier    1150

Durrës  272

Shkodër  480

Korçë    349

Gjirokastër  265

Vlorë    256

Elbasan  134

Kukës    117

Dibër   103

Berat    97

Lezhë   78