Dy miliard euro për Portin e Durrësit, sarkazma e avokates: Deri sa gra marrin këta sheikët, pyes për një shoqe që të vendosi emrin në listën e pritjes!
Transmetuar më 01-05-2021, 17:42

Avokatja Enida N. Bozheku ka përdorur sarkazëm me investimin mbi 2 miliard euro për Portin e Durrësit, që qeveria e ka premtuar si një nga investimet më të mëdha në rajon.

Investimi i miliarderit nga Dubai u transmetua sot edhe nga CNN arab dhe kronika u publikua nga kryeministri Edi Rama.

Enida Bozheku, ironikisht thotë se deri sa gra  marrin këta sheikët?!

“Pyes për një shoqe që  të vendosi emrin në listën e pritjes!”, thotë ajo, ndërkohë që ka shumë vajza shqiptare, që kohët e fundit thuhet se punojnë në Dubai dhe paguhen shumë mirë.

Avokatja reagoi pasi Kryeministri Edi Rama shpërndau në Facebook intervistën e dhënë për CNN nga Mohamed Alabbar, drejtor i kompanisë Emaar Properties që do të ndërtojë Portin e Durrësit.

“Durrësi, Dubai i Vogël i Mesdheut, në CNN”,  shkroi  Rama.

Alabbar thotë gjatë intervistës se do të jetë i pari që do të shkojë në Shqipëri për të investuar, pasi Europa e re është shumë tërheqëse, duke veçuar ato që kanë ndodhur në Shqipëri përgjatë këtyre viteve.

Postimi i plotë i Enida Bozhekut:  

Kënaqësia me te cilen fliste CEO i Elmar per investimet ne Shqiperi, ferkimi i duarve tek shpjegonte ëndërrën e tij dhe shkëlqimi i syve, te jepte "shpres" se fati ynë doli përmes arabëve. Sa kaq, edhe pse gazetari CNN i meshoj fort faktit se ne njihemi per: vend i korruptuar, trafikantesh dhe larg qasjes europiane. Investitor strategjik – me dalje në detin e "Europës se re" – për botën arabe. Dikur ishte rruga e mëndafshit qe lidhte lindje – perëndim. Ndërkoh, presim edhe BE si do e presi, por ne do rilindim me lindjen e mesme. Botë te reja kryqezohen ne rrugtimin e zhvillimit te ri post industrial, tashme, teknologjik! Deri sa gra marrin keta sheiket?! Pyes per nje shoqe qe te vendosi emrin ne listën e pritjes!

/a.m/NOA.al