Transmetuar më 01-05-2021, 16:58

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, thotë se fakti që afro 100 mijë vota dolën të pavlefshme në 25 prill do të thotë një turp historik.

Ai shton se kjo nuk ka qenë një rastësi, por një krijesë e Edi Ramës.

Kjo pavlefshmëri bën të pavlefshëm procesin dhe të manipuluar, sipas tij, që më shumë se zgjedhje ishin votime. Balliu iu bën thirrje institucioneve që të hetojnë plotësisht këtë “krim zgjedhor”.

Reagimi i Balliut:

NUK KA PROCES TË VLEFSHËM PA HETIMIN E VOTAVE TË PAVLEFSHME.

Afro 100 mijë vota të pavlefshme në 25 Prill janë një turp historik.

Kjo pavlefshmëri bën të pavlefshëm procesin e manipuluar, që më shumë se zgjedhje ishin votime.

I bëj thirrje institucioneve përkatëse për një hetim të plotë, të rreptë e të thellë për këtë krim zgjedhor që godet demokracinë, lirinë, votën e lirë dhe ëndrrën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

/a.m/NOA.al