Transmetuar më 01-05-2021, 15:07

Humbi sot tragjikisht jetën pas aksidentit në punë, dhe si për ironi të fatit në Ditën e Punëtorëve, një djalë i ri nga Librazhdi

Mirjam Kryeziu, 24 vjeçari nga një fshat i Librazhdit ndërroi jetë në një spital të Shkupit disa orë pas aksidentit të rëndë që pësoi gjatë punës.

Ai ra nga kati i tretë një ndërtese, në Shkup, ku punonte prej disa ditësh, duke marrë plagë të shumta.

24 vjeçari mori plagë të rënda në trup dhe në kokë.

Edhe pse u nis menjëherë drejt spitalit dhe iu është nënshtruar dy operacioneve, 24 vjeçari nuk ka mundur dot që të mbijetojë.

Mësohet se Mirjam Kryeziu punonte prej rreth një muaji në Maqedoni, dhe është aksidentuar dje pasdite, ndërsa ndërroi sot jetë në spital, pa kaluar as 24 orë.

Kryeziu shkonte vazhdimisht në Maqedoninë e Veriut, ashtu si edhe shumë të rinj të tjerë të zonës, për të siguruar të ardhura për familjen e tij.

/a.m/NOA.al