Transmetuar më 01-05-2021, 09:53

Policia njofton se  ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies së tri makinave në Lushnje, ngjarje e ndodhur në datë 19 shkurt të këtij viti.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë pasi dyshohet se ai u vendosi qëllimisht zjarrin 3 automjeteve në parkimin e një qendre tregëtare.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare ku u dogjën 3 automjete. Vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, pas një pune hetimore procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnjë, ndaluan shtetasin F. Xh., 26 vjeç, banues në fshatin Plyg, Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është autori i dyshuar për ngjarjen e ndodhur në datë 19.02.2021 në parkimin e një qendre tregëtare në Lushnjë ku u dogjën 3 automjete dhe pjesërisht magazina e kësaj qendre tregëtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./K.B/NOA.al