Nëna braktis foshnjën në mes të parkut, si u shpëtua foshnja
Transmetuar më 01-05-2021, 00:01

Një foshnje është braktisur në mes të një parku në Birmingham, Britani e Madhe.

Sipas Metro, ngjarja ka ndodhur më 22 prill, ndërsa ende nuk dihet se kush është nëna e foshnjës.

Sipas medias së njohur britanike, besohet se foshnja ka lindur po në atë ditë dhe është braktisur disa orë më vonë.

“Foshnja është e shëndetshme, por fatkeqësisht nuk kemi gjetur ende nënën e tij. Jemi të shqetësuar. Duam që fëmija të mos ketë asnjë shqetësim, si fizikisht, por edhe mendërisht”, lajmëroi policia.

Interesante është dhe mënyra se si u gjet foshnja.

Terry Walsh, 64-vjeç, ishte duke kaluar shëtitje me qenin e tij në park, kur ky i fundit, u afrua tek një batanije që gjeti në mes së hapësirës me bar.

Walsh, tha se gjeti foshnjën dhe menjëherë lajmëroi policinë. Walsh thotë se qenin e dërgoi zoti në atë vend, për të shpëtuar fëmijën e gjorë.

“Isha duke kontrolluar për qenin, kur e pashë iu afrova menjëherë. Veshët më dëgjuan të qara fëmije, u afrova përsëri, ku pikasa më pas foshnjën”, u shpreh 64-vjeçari.