Transmetuar më 30-04-2021, 16:42

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi,  do të jetë në Tiranë të mërkurën e ardhshme më 5 maj.

Lajmi konfirmohet nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

“Donacioni i parë i vaksinave të financuara nga BE mbërrin në Shqipëri. Kjo konfirmon edhe njëherë angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për të ofruar mbështetje, “siç ka bërë që nga shpërthimi i pandemisë”, shkroi Soreca, nëpërmjet një statusi në Tëitter.

Lidhur me vizitën Varhelyi shkruan: “Do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor javën tjetër, ndërkohë që vaksinat e para të që janë donacion i BE do të mbërrijnë në rajon. 615 000 të Pfizer dhe BioNTech. Dosa e vaksinave do të shpërndahet nga maji në gusht për të fuqizuar fushatën e faksinimit. Ne kujdesemi!”.

Prej tyre, rreth 145 mijë  vaksina janë planifikuar për Shqipërinë.

Kjo është vizita e parë e zyrtarëve të lartë të BE-së pas zgjedhjeve të 25 prillit.

/a.m/NOA.al