Transmetuar më 30-04-2021, 16:34

Një tjetër aksident është regjistruar sot, këtë herë në fshatin Gocaj të Lezhës.

Në ngjarje janë përfshirë një makinë dhe një motor.

Policia thotë se makina me drejtues shtetasin S.V.,është përplasur me çiklomotorin me drejtues shtetasin N.M.

Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.

Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/