Transmetuar më 30-04-2021, 16:33

Zjarri në magazinën e qendrës tregtare u shkaktua nga shkëndija elektrike e një neoni të vjetër.

Ekspertët e shërbimeve zjarrfikëse, në sajë të ekspertizës së kryer prej tyre nxorën shkakun e zjarrit që ra në magazinën e qendrës tregtare, ku humbi jetën Arjan Sala.

Zjarri u shkaktua nga shkëndija elektrike e një neoni të vjetër.

Nga hetimet ka rezultuar që neoni ishte në gjendje jo të mirë dhe gjysmë i amortizuar dhe në pjesën më të madhe të kohës qëndronte i tejnxehur.

Ngjitur me tavanin ku ishte vendosur neoni ndodhej edhe një raft me rroba sintetike që si pasojë e shkëndijës, është përfshirë menjëherë në flakë.

Përgjigja përfundimtare e ekspertizës ka dalë 10 ditë më parë dhe është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës.

Prokuroria ka marrë një ekspert të pavarur i cili do të vërtetojë nëse kabujt elektrikë në garazhin e qendrës tregtare të modifikuar si magazinë, ishin ose jo të amortizuar.

Për mosmarrjen e masave për mbrojtjen nga zjarri, shërbimi zjarrfikës ka gjobitur me dy milionë lekë të vjetra pronarin e qendrës tregtare.

Pasditen e 24 marsit magazina u pushtua nga flakët për katër ditë me radhë, ku përveç dëmeve të mëdha materiale humbi jetën edhe i riu Arian Sala.

/a.m/NOA.al