Emri+Foto/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shkodran
Transmetuar më 30-04-2021, 14:10

Ndahet nga jeta një ndër artistët e njohur dhe themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”, Berhan Nehani.

Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiakja e Shkodrës, Voltani Ademi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se “zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare”.

“Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model”, shkruan Ademi.

Postimi i Voltana Ademi

Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.

Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model.

Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani.

/a.m/NOA.al