Transmetuar më 30-04-2021, 13:49

Në konferencën për mediat, Presidenti i Republikës, Ilir Meta falënderoi shqiptarët për pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa tha se pjesëmarrja sipas tij arrin në 74%.

Meta kërkoi hetim të fletëve të pavlefshme, ndërsa apeloi forcat politike të mos cënojnë më tej intergritetin e procesit zgjedhor.

“Në këto zgjedhje keni një numër të paprecendentë të fletëve të pavlefshme. Kushdo ka të drejtë të dyshojë. Duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket më asnjë kuti votimi, të numërohet e rinumërohet, pamjet janë është e lehtë për të parë ekspertizën nëse janë bërë dy kryqe nga e njëjta dore apo jo. U bëj thirrje forcave politike të mos cënojnë më tej intergritetin e procesin, e të numërojnë e rinumërojnë cdo votë.

Cdo krim zgjedhor e rëndon pozitën e atyre që do të përfshihen në krime të tilla. të mos merren me analiza të zgjedhjeve, po t’i shërbejnë mbarëvajtjes së procesit në respekt të cdo vote. Ky është mesazhi im, i kërkoj KQZ e institucioneve të jenë në gatishmëri të këtij procesi. Asgjë nuk na nxiton, deri në shtator kur krijohen institucionet e reja. Nuk ka nevojë të bërtasë njeri hap kutitë, kutitë janë hapur me kod.  Komisionerë numërues vëzhgues të përqëndrohen në këtë cështje.

Të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Një qytetar që nuk voton ka bërë zgjedhjen e tij, por të votojë, të rri në radhë e t’i daë e pavlefshme për shkak të marifeteve e kalkulimeve kjo është e pafalshme”, u shpreh Meta./K.B/NOA.al