Transmetuar më 30-04-2021, 08:21

Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Ervin Bushati ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të fitonte dot mandat deputeti për shkak të votave preferenciale të kandidatëve, dhe u spostua nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.

Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se ka punuar fort për objektivin e Partisë Socialiste, pastër, drejt dhe suksesshëm.

“TË PUNOJMË PËR PS! Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partise Socialiste: pastër drejt dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.”

“Në cilesine e Kryetarit të PS të Tiranës ndjeja se kisha pergjegjegjësine për të gjithë përfaqsuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe: #PS12Falenderoj mbështetesit e mi për gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjese po përseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës për pritshmeritë individuale: më e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret një punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati!’- shkruan Bushati. /S.H /NOA.al