Transmetuar më 30-04-2021, 07:57

Dita e premte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pjesës së parë të ditës.

Edhe pjesa e dytë e ditës në vendin tonë vijon në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do jenë dominuese në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira kalimtare do ketë në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Moti në territorin e Kosovës do të jetë me kthjellime gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor por pa rrezikuar reshje. Mbrëmja sërisht ri-kthen kthjellimet.

Maqedonia e Veriut

Paraditja do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët në MV. Por pas mesditës do të ketë shpeshtim të vranësirave në zonat perëndimore edhe pse nuk priten reshje. /S.H /NOA.al