Transmetuar më 30-04-2021, 00:00

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme se ka shkuar në 450 mijë numri i vaksinimit në Shqipëri.

Në vendin tonë nuk ka asnjë rast për mpiksje gjaku nga vaksinat anti-Covid.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po vijon me dozat e dyta dhe doza të para për të sëmurët kronikë me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese.

“Aktualisht ofrohet doza e dytë dhe po vazhdojmë me dozat e para në varësi të vaksinës që ofrohet dhe për ata që kanë sëmundje të rënda”.

Kështu u shpreh ekspertja e institutit të shëndetit publik, Iria Preza.

Ajo thotë se deri tani efektet anësore më shumë të shprehura si nga koronavax, ashtu dhe nga Pfizer dhe Sputnik  janë temperaturë,ethe, lodhje dhe dhimbje krahu.

“Vaksina e Covid të Coronavax ashtu dhe si të gjitha vaksinat e tjera kanë efekte të padëshiruara të ngjashme nga momenti që e kanë aplikuar. Tek Astra Zeneca është shfaqur me shqetësime nauze, ndërsa tek këto të tjerat është me e radhë. Aktualisht ne nuk kemi asnjë rast për mpiksje të gjakut  që neve jemi duke aplikuar popullatën”.

Autoritetet shëndetësore thonë se deri në fillim të majit do të vaksinohen 500 mijë të moshuar.

/a.m/NOA.al