Transmetuar më 29-04-2021, 23:51

Numërimi i votave preferenciale në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ka sjellë rezultate mjaftë interesante, që pritet të komentohen gjatë.

Deputeti më i votuar për Kuvendin e ardhshëm ka rezultuar Taulant Balla, i cili ka marrë 21.6042 vota.

Pas tij vjen Erion Braçe, i cili është një nga deputetët më jetëgjatë në Kuvendin e Shqipërisë, me Partinë Socialiste. Pas tij vjen Fatmir Xhafaj, i cili po ashtu theu herësin dhe kalo pragun për të hyrë në Kuvend. I katërti renditet kreu i PD-së Lulzim Basha dhe më pas vjen Belinda Balluku, deputet e Partisë Socialiste.

Por krahas tyre ka dhjetëra kandidatë për deputet që rezultojnë me 0 vota, 1 ose 2 vota në total.

Sipas shifrave të publikuar nga KQZ deri tani, rezulton se 93 kandidatë për deputetë kanë 0 vota. 144 prej tyre rezultojnë se kanë marrë vetëm 1 vote. Ndërsa 137 kandidatë për deputetë kanë fituar 2 vota.

/a.m/NOA.al