Transmetuar më 29-04-2021, 22:03

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Këlcyrë.

NJë 29-vjeçar i cili dyshohet se vuante nga probleme mendore, ka qëlluar me thikë nënën e tij, e cila u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës.

Ngjarja ndodhu rreth orës 21:10. Policia sqaroi, se "në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore shtetasia F. L. rreth 63 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi djali i saj shtetasi F. L. 29 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) e ka dëmtuar në kokë me mjete mprehëse".

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë shoqërimin e autorit për në ambientet e Postës së Policisë Këlcyrë, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al