Transmetuar më 29-04-2021, 21:48
Foto ilustruese

Një aksident tragjik u rregjistrua mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një këmbësor ndërroi jetë në vend, pasi u përplas për vdekje nga një automjet, që drejtohej nga një 22 vjeçar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:10, në rrugën "Berisha" në Kamzë.

Policia tha se mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar  këmbësorin shtetasin H. A., reth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al