Transmetuar më 29-04-2021, 21:25

Kryeministri Edi Rama, pas fitores së 25 prillit, ishte i ftuar në “Opinion” përballë Blendi Fevziu, kur foli për mandatin e tretë  historik.

Rama dhe sa PS-ja është kthyer në një “makineri fitoreje”.

Kryeministri u shpreh se PS-ja e dinte se do të fitonte, sepse është një parti e organizuar, dhe kështu ndodh me çdo parti tjetër të organizuar kudo në Europë.

PS mori 74 mandate, ndërsa Edi Rama tha se “kemi humbur 3 mandate nga votat e pavlefshme.”

Lidhur me manipulimin e zgjedhjeve, që pretendojnë partitë e tjera Rama u shpreh se “është pretendim i dy partive humbëse, PD-së dhe LSI-së.”

Kryeministri tha ironikisht se opozita fitoi në shumicën e burgjeve.

Ai iu referua edhe sondazheve, që e nxirrnin PS-në fituese para zgjedhjeve.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd