Transmetuar më 29-04-2021, 17:09

Një shqiptar ka humbur jetën në një kantier ndërtimi në periferi të Aleksandrisë, në Itali.

Mediet e vendit fqinj raportojnë se viktima është identifikuar si 50-vjeçari Flamur Alsela, me banim në Breshia.

I ndieri po drejtonte operacionet e hedhjes së betonit kur një pllakë papritmas u shkëput duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga ngjarja tragjike u plagosën edhe pesë persona të tjerë, por jashtë rrezikut për jetën.

Tre sindikatat kryesore në sektorin e ndërtimit, Feneal Uil, Filca Cisl dhe Fillea Cgil, lëshuan një komunikatë të përbashkët për të shpallur një grevë 4-orëshe në vendin e ndërtimit ku ndodhi tragjedia.

"Një tjetër aksident në punë, një tjetër aksident fatal, shumë serioz dhe me disa të plagosur, ende një aksident në ndërtim”, thuhet në reagim. /k.k/noa.al/