Babë e bir masakrojnë një person me thikë, e lënë në rrugë dhe largohen
Transmetuar më 29-04-2021, 15:35

Tre persona janë konfliktuar sot në Kamëz, në rrugën “Paqësori”. Për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.

Policia thotë se gjithçka ndodhi pas një zënke të çastit mes të lënduarit dhe dy personave të tjerë, babë e bir.

Këta të fundit, me inicialet H. L dhe A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjeherë nga vendngjarje.

I lënduari u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy autorët janë shpallur në kërkim. /k.k/noa.al/