Transmetuar më 28-04-2021, 17:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ketë një takim me Presidentin e Serbisë, në 11 maj në Bruksel.

Ai e ka argumentuar këtë qëndrim me faktin se nuk ka konfirmuar paraprakisht një takim për dialog mes dy vendeve.

Një takim i tillë ishte paralajmëruar më herët nga shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, që tha se shpresonte që më 11 maj të mbahej raundi i ri i bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Unë nuk marr pjesë në atë takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen.

Prandaj, ajo që mund të konfirmojë është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga komisioneri (Josep) Borrell nga mesi i muajit maj, ku bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, tha kryeministri Kurti.

Sipas tij, këto diskutime duhet të jenë të përgatitura mirë dhe me parime “pasi nuk e kemi komoditetin për dështime të reja”. /k.k/noa.al/