Reali dhe Çelsi ndahen në barazim, gjithçka e hapur për ndeshjen e kthimit
Transmetuar më 27-04-2021, 22:58

Reali dhe Çelsi nuk shkuan më shumë se një barazim në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League.

Dy ekipet kërkuan me ngulm fitoren, por në përfundim u ndanë në një barazim 1-1.

Spanjollët ishin më kërkues në pjesën e dytë, por nuk arritën që të shënonin.

Me këtë rezultat, gjithçka mbetet e hapur për takimin e dytë pas 1 jave.

Si Reali, ashtu edhe Çelsi, kishin disa mungesa të rëndësishme. /k.k/noa.al/