Transmetuar më 27-04-2021, 17:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te varrezat e viktimave të masakrës së Mejes, akt ky i kryer nga serbët në Kosovë.

Osmani nga Meja ngriti zërin, siç tha ajo, ta dëgjojë e gjithë bota, se Serbia, në Mejë, kreu gjenocid.

“Serbia akoma as nuk ka kërkuar falje, as nuk është penduar, as nuk ka vendosur kriminelët para gjyqit. Prandaj këtu nga Meja, bëjmë thirrje brenda vendit tonë, por ngrisim zërin që ta dëgjojë e tërë bota, që Serbia në Meje ka kryer një krim të cilin duhet ta quajmë me emrin e tij të vërtetë. E ai është GJENOCID”, u shpreh Osmani./K.B/NOA.al