EURO 2020: Buzëqeshin trajnerët, UEFA gati t’u bëjë dhuratën e madhe
Transmetuar më 27-04-2021, 14:32

“Do të ishte ide e mirë që të rritej numri i lojtarëve në 25 ose 26. Ishte një sezon i vështire dhe kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë.

Nëse ndonjë do të dilte me COVID-19 do të jetë e vështirë të merren lojtarë të tjerë, pasi të gjithë do të jenë me pushime. Nëse UEFA merr një vendim të tillë personalisht do të isha pro”, shprehej Roberto Mancini, trajneri i Italisë, muajin e kaluar.

Dëshira e trajnerit të “axurrëve” është kthyer në një kërkesë zyrtare nga Komiteti i Ekipeve Kombëtare, që i kanë rekomanduar UEFA-s që kombëtaret të kenë mundësinë të kenë 26 lojtarë gjatë EURO 2020.

Kjo pritet të miratohet nga UEFA, sikurse raporton gazetari Martyn Ziegler, i “The Times”. Në të shkuarën trajnerët e kombëtareve mund të ftonin vetëm 23 lojtarë dhe situata e krijuar nga COVID-19 ka sjellë ndryshime të ndryshme në rregullore. /K.B/NOA.al