Transmetuar më 27-04-2021, 09:59

Një ngjarje ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku një i mitur ka kërcënuar motrën e tij me thikë. I mituri pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij, e kishte kërcënuar atë me një mjet të mprehtë (thikë).

Policia e ka arrestuar të miturin, por pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.

“Është arrestuar kosovari (i mitur) pasi pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij, e kishte kanosur atë me një mjet të mbrehtë (thikë).

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”. /S.H /NOA.al